BE shpërfill draftin e Ramës: Diskutimet për Asociacionin, vetëm në kuadrin e bisedimeve në Bruksel

BE shpërfill draftin e Ramës: Diskutimet për Asociacionin, vetëm në kuadrin e bisedimeve në Bruksel

19:13, 09/06/2023

Brukseli shpërfilli një draft të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për çështjen e Asociacionit të komunave serbe në veri.

Bashkimi Europian bëri të ditur se diskutimet për këtë statut bëhen vetëm përmes kornizës së dialogut në Bruksel.

Po ashtu, Brukseli theksoi se është i gatshëm që të organizojë një takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit.

Zëdhënësi e BE, Peter Stano që nuk foli për projektin apo përmbajtjen e tij, por tha se ishte në plan që me 5 dhe 6 qershor të zhvillohej sesioni i parë i hartimit të projekt statusit në nivel të ekspertëve dhe të dyja palëve u ishin dërguar ftesat që më parë, por, për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, u desh të shkojë në Kosovë dhe në Serbi dhe ky takim nuk u zhvillua.

“Bashkimi Evropian si lehtësues i bisedimeve është gati të organizojë së shpejti seancën e hartimit të statutit dhe është në kontakt me të dyja palët”, tha zëdhënësi Stano.

Kryeministri Rama tha të enjten se dokumenti i ofruar prej tij është ‘konfidencial’ dhe nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për këtë çështje.

Qeveria e Kosovës as të premten nuk e komentoi nismën e kryeministrit Rama, kurse ky i fundit nuk ka thënë se cilët ekspertë kanë punuar për draftin e tij.

Po ashtu ai tha se drafti ka mbështetje ndërkombëtare, por në mënyrë paradoksale nuk shpjegoi se përse ndërkombëtarët nuk e paskan paraqitur vetë një draft të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco