Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme

17:56, 08/06/2023

Kuvendi i Kosovës, me 79 vota pro, ka miratuar në lexim të dytë, projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë dritën e gjelbër reformës zgjedhore, ku miratuan edhe 19 amendamente shtesë për këtë projektligj.

Miratimi i këtij projektligji erdhi me procedurë të përshpejtuar, pas miratimit në lexim të parë gjatë së enjtes.

Kuvendi ndërpreu përkohësisht punimet e seancës plenare deri në orën 17:30, për t’i dhënë hapësirë miratimit në lexim të dytë edhe të projektligjit për ndarjet buxhetore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco