FOTO/ Albin Kurti shkon në Mitrovicë, përshëndet forcat e Policisë

FOTO/ Albin Kurti shkon në Mitrovicë, përshëndet forcat e Policisë

19:30, 07/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar pasditen e kësaj të mërkure në Mitrovicë, për t'u dhënë dorën forcave të Policisë së Kosovës, pas tensioneve me të cilat u përballën.

Vetë Kurti tregoi për vizitën:

"Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra "Minatori" e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere. U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës.

Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja jonë për ta është e garantuar.

Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit," përfundoi kryeministri dhe publikoi edhe fotot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco