Walker: Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione

Walker: Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione

22:01, 06/06/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, për ushtrimin e detyrës së kryetarëve në objektet komunale në katër komunat veriore.

Pasoja e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishte përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

E këtë qasje të SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se për tensionet në veriun e Kosovës fajtori kryesor është shteti serb.

Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet ndodhë, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës” , tha Walker për TV 1.

Walker, vlerëson se Serbia është duke u toleruar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Kosova është duke u përballur me presione.

Ai tutje thotë se Kosova është një shtet sovran dhe ka një kryeministër që ka mbështetje të madhe.

“Si rezultat i këtyre zhvillimeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës. Sinqerisht nuk jam duke e kuptuar këtë presion që po i bëhet tash e sa kohë kryeministrit Albin Kurti. Ky presion nga SHBA-të nuk po bëhet ndaj vetëm ndaj kësaj qeverie, por edhe atyre të mëparshme. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, ai ka marrë mbështetje që të bëjë më të mirën për vendin dhe konsideroj se është duke e bërë këtë gjë. Me vjen keq që si rezultat i këtyre zhvillimeve janë dëmtuar raportet me SHBA-të, me aleatin më të rëndësishëm që ka Kosova. Në anën tjetër duke e toleruar vazhdimisht Serbinë me këto veprime asnjëherë nuk do të ketë qetësi në veriun e Kosovës”, theksoi Walker.

BE dhe SHBA-të po kërkojnë që sa më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, dhe palët të rikthehen ne tryezën e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 07/06/2023 01:31

O, TË LUMTË GOJA Z. WALKER, AMBASADOR OSBE-SË QË PARA 25 VITE O,TË VETMIT NGRITET ZËRIN DHE VERTETUAT ME FAKTE T'GJALLA PËR MASAKREN E REÇAKUT TË MASKASRUAR, KASAPRUAR NGA SERBIA FASHISTE, KANIBALISTE QË KERKONTE DHE TENTONTE ME TOKËN E DJEGUR DHE KOKËN PREHUR, DUKE NGREHUR AH PREHUR, TERË HOLOKAUSTET GJENOCIDALE, PËR SHFARROSJE, ZHAVRROSJE OH, KANIBALE KATASTROFALE DHE, MOS TË GUXOJË AS MOS DUROJË ASKUSH MORE BABUSH O TË TERGONTE DHE DESHMONTE, PËR KËSO HOLOKAUSTE GJENOCIDALE O SHFAROSJE TOTALE, GLOBALE, FATALE, MË KANIBALE; QË KJO BISHË RUSO SERBË O, ISHE PUSO VERBË, TA ELEMINONTE DHE LIKUIDONTE TË GJITHË POPUJ KOMBET ORIGJINALE AH IDEALE TË ZOT DHE NGA ZOTI QE MOTI; KURSE KËTA, SA HATA, NUK NGOPËN, KOPEN ME 80% MBARË SHQIPTARISË POR, QË DHE SOT PAS 25 VITE KËRKON,TENTON 100% TË NA OKUPON, UZURPON TERË KOSOVËN EDHE TË NA LEJË FAJTORË MORE HORRË ME PRKRAHJEN E EUROPES DHE USA GJËJA NE JEMI FAJTORË PSE KEMI SHPEUAR O EDHE PAK TË GJALLË; DUKE NA PRERË DHE KALLË TIM E FLAKË NGA SHTRIGA E LIGA PLAKË, SI DHËMPIRA RIZGJUAR NGA VARRI, DUKE RISHTUAR SA ZJARRI, PËR KALLJE E PËRBALLJE, PËR LIKUIDIME O FATALE,GLOBALE, KANIBALE, NUK NGOPEN A KOPEN OUUU, ME GJAK DHE PRAG TË VIKTIMËS SI JETMES, PA BABË E NENË, PA SHKABË ME GJENË EDHE KRENË!! JU LUTEMI MOS NA TRADHTONI OO,J SHPETIMTARJA JONË USA DJEPI I DEMOKRACISË BOTËRORE; TI JE SHPETIMTRAJE JONË PËR LIRI, PAVARËSI O, DEMOKRACI MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!! TË FALA REFUGJATË LUFTËS TERRORIZUAR DERI NË TËRBIM, MERGIM, PA KTHIM, MARRSHIM, GJERË AMSHIM OH, MOJ GLOGOTA JONË SHQIPTARE!!. TË FALA NGA MANI USA

Shto koment

Denonco