Vuçiç pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

Vuçiç pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

21:26, 06/06/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me të dërguarit e SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe atë të BE, Miroslav Lajçak.

Lideri serb shprehet se Serbia ka qenë gjithnjë koherente teksa i bën thirrje Kosovës që të përmbushë detyrimet duke nisur nga Asociacioni.

“Është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, shkroi Vuçiç.

Me dy diplomatët e lartë të BE dhe SHBA u takuan dhe përfaqësuesit e Listës Serbe e cila përsëriti kërkesat e saj për tërheqjen e policisë së Kosovës në veri, zgjedhje të reja dhe po ashtu krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas këtij takimi i dërguari i BE, Lajçak shkroi në Twitter se iu kërkoi politikanëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahet në veri të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco