Escobar për Die Presse: Kosova tregoi çfarë Asociacioni nuk do, tani të tregojë çfarë do, po e presim draftin

Escobar për Die Presse: Kosova tregoi çfarë Asociacioni nuk do, tani të tregojë çfarë do, po e presim draftin

09:26, 06/06/2023

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që s’e do.

Ai tha se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje, por se është angazhim ndërkombëtar për Kosovën, ligjërisht i detyrueshëm.

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”.

Por duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do parimisht këtë Asociacion – ishte pyetje e gazetës austriake.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar.

Escobar u pyet edhe për atë se çfarë duhet bërë për të ulur tensionet.

“Ne duhet të thyejmë ciklin e dhunës. Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqësia e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë. Dhe atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetarë komunash”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 07/06/2023 21:08

ËËËH, ASOCIACIONI ËSHTË SI NJË FANTAZMË E FANTAZUAR APO KRRAKAZMË PËR TA GLLABËRUAR BASHKA DASHKA STATUTË SPECIALE TË KISHAVE TONA ORTODOKSE A, QË ME DHUNË E PËRDHUNË TA RIKTHEJNË QË TA RIZHBEJNË LIRINË, PAVARËSINË E DEMOKRACINË TERË SHTESISË SË KOSOVËS! Z. ESKOBAR A NA GARANTONI JU SHBA QE SERBIA NUK E KA KETË QELLIM DHE PSE PO MBROHEJ, NUK LEJONI TË DENOHEJ SERBIA PËR TERROERIZMIN MË KATSTROFALË, GJERË HOLOKASUTE GJENOCIDALE, NDAJ SHKATËRRIMIT OR SHPARTALLIMIT MBI 80% TERË POPULL KOMBIT SHQIPTARË; A JU, EDHE SOT PO E FAVORIZONI OKUPATORIN FASHISTË RUSO SERBË EDHE AH NE, DENONI DHE NA KËRCËNONI PËR SANKSIONE VETËM PSE PO KERKOJMË, TENTOJMË TA SHTRIMË SOVRANITETIN TERË KOSOVËN A, RUSO SERBIA PO NA SULMON VERIUN E KOSOVËS, DUKE TERRORIZUAR POLICINË E KOSOVËS DHE KFOR-IN HEJ, MOS KJO ËSHTË TURPI I JONË DHE I JUAJ, SIÇ KA PASË THËNË ISH PRESIDENTI REGAN O, PËR MURIN NDARËS I BERLINIT A TANI MURIN NDARËS MBI LUMIN IBËR-NDARJA KOSOVES MU NGA PRENDIMI DHE NGA LINDJA; A KA SHQIPTAR9 QË PRANON KËSO NDRAJE TË TURPIT OUH PËRÇARJE TË TRUPIT A, T'SHPALLEJ TRADHTARË MBARË SHQIPTARISË! TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBË TERË TËRBIM PËR MERGIM, MARSHIM PA KTHIM GJERË NË AMSHIM OH MOJ, GOLGOTA SHQIPTARE! MANI USA

Shto koment

Denonco