Kurti falenderon për qendresën, kryetarin e Leposaviqit, vëllanë e dëshmores së UÇK

Kurti falenderon për qendresën, kryetarin e Leposaviqit, vëllanë e dëshmores së UÇK

16:27, 04/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar sot kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për qëndresën e tij në krye të detyrës në këto ditë të vështira në veri të Kosovës.

Albin Kurti vuri në dukje faktin se Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmorës së UÇK, Fatmie Hetemi, nuk po trembet nga kërcënimet e shumta që po i bëhen nga strukturat kriminale të nxitura nga Beogradi, që të lërë detyrën e tij.

Kurti shkroi në Fb: “Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që të dalë prej zyrës së tij.

Çka s’i thonë: Disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë e disa të dyja këto, njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi, që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998.

E falënderoj kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj,” nënvizoi Albin Kurti./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco