NATO i kërkoi përforcime, Turqia dërgon trupa në Kosovë

NATO i kërkoi përforcime, Turqia dërgon trupa në Kosovë

15:42, 04/06/2023

Turqia dërgon trupa në Kosovë, në përgjigje të kërkesës së NATO-s për t’iu bashkuara forcave paqeruajtëse të KFOR, pas trazirave që përfshinë veriun e Kosovës.

Përmes pamjeve të publikuara në Twitter, ministria e mbrojtjes në Ankara njoftoi se pas ngjarjeve të fundit, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

Ministria bën thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e krizës, që siç thotë, do të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Dhuna që shpërtheu në veri, duke lënë të plagosur 30 ushtarë të KFOR, shtyu NATO-n të angazhojë 700 trupa të tjera shtesë, përveç 4 mijë që gjendeshin të stacionuara atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco