Derek Chollet i kërkon Vuçiçit t'i kthehet normalizimit dhe dialogut me Kosovën

Derek Chollet i kërkon Vuçiçit t'i kthehet normalizimit dhe dialogut me Kosovën

22:44, 03/06/2023

Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, njoftoi se i ka kërkuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të ndërhyjë për të zgjidhur krizën në veri të Kosovës, shpërthyer prej refuzimit të  kryetarëve shqiptarë të komunave, të zgjedhur së fundmi.

Chollet shkruan në Twitter: “E inkurajova Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dje, që t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të qetësohen, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në qetësimin e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e ndihmuar nga BE-ja”.

Kjo thirrje nga zyrtari i lartë i SHBA-së ka ardhur pas presionit të shtuar edhe nga Bashkimi Evropian mbi të dy vendet që të ndërmarrin urgjent hapa për uljen e tensioneve dhe të shqyrtojnë mundësinë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e popullsisë serbe që banon aty.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco