INTERVISTA/ Situata në veri të Kosovës në optikën e gazetarit serb Branislav Krstic

18:04, 02/06/2023

"Me vendime të njëanshme, që me atë fjalën e ashtuquajtur, shumë monstruoze, “reciprocitet” ne kemi ardhur deri këtu. Çfarë është reciprociteti?! - Unë ju rras një shuplakë, ju jeni duke m’u kthyer me dy shuplaka dhe, deri kur?!"

Gazetari serb Branislav Krstic, banor i Kosovës, ka dhënë një intervistë për Syri.net Kosova lidhur me situatën e rënduar që është krijuar në veri të vendit, se si e gjykon ai vendimin e qeverisë Kurti për të bërë zgjedhje të njëanshme dhe si e mendon, zgjidhjen e saj.

Gazetarja Albionë Zhitia e falënderoi z. Krstic dhe e pyeti ndër të tjera në e konsideron legjitim, vendimin e qeverisë Kurti që kryetarët e zgjedhur të komunave të fillojnë detyrën e tyre.

SYRI.NET,  Albionë Zhitia: Po thoni, bazuar në këtë vendim të Kurtit që të vazhdojnë të kryejnë detyrat katër kryetarët e zgjedhur shqiptarë, ashtu siç fituan në zgjedhjet e 23 prillit? A është një vendim valid dhe legjitim?

Branislav Krstic: Jo, absolutisht jo. As legjitime. Me mungesë të legalitetit. Është e ligjërishme, por veç sipas Kryeministrisë janë. Nuk bëhen zgjedhje me zor, nuk bëhet pushteti me zor. Një paradoks (po e provoj, se nuk ështe e lehtë për mua në gjuhën shqipe, por po e provoj).

Çka kemi ne?! Kryetarin e ri nëpër ndërtesat e komunave – me zor! Kush është duke e mbrojtur atë kryetar?! – Policia! Për kë do të punojnë ata njerëz atje?! – Për nënshtetasit në Prishtinë apo për nënshtetasit në ato qytete?! Në fund erdhi KFOR për të mbrojtur ata njerëz prej protestuesve, të cilët janë, më duket sipas Kushtetutës së shtetit të Kosovës, që duhet me qenë të mbështetur nga ajo Polici dhe ai kryetar.

Paradoks, jo normale. Kjo është Kosova, kjo është gjendja aktuale te ne. Jam i sigurt, e përsëris edhe njëherë që me vendime të njëanshme, që me atë fjalën e ashtuquajtur, shumë monstruoze, “reciprocitet” ne kemi ardhur deri këtu. Çfarë është “reciprociteti”? - Unë ju rras një shuplakë, ju jeni duke m’u kthyer me dy shuplaka edhe deri kur... ?! Shih ku kemi ardhur... 

Ju ftojmë ta ndiqni të plotë të gjithë intervistën me z. Krstic në videon e Syri.net./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 03/06/2023 23:10

NGA INTERVISTA E GAZETARIT NË VERI T'KOSOVES Z. KERSTIQ: A THUA NDËRGJEGJA POPULL KOMBIT SERBË NUK U NDËRGJEGJËSUAR AS NUK U PËRMIRËSUAR FARE OH AS NGA KRYEKRIMINELI SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ: PËR TRI LUFTAT: KROACI, BOSNE HERCEDOVINË DHE KOSOVË; A, VEÇANTË PËR KOSOVËN O, MBARË POPULL KOMBIN SHQIPTARISË, QË ME PLANE-KLANE MË FASHISTE, DRAZHISTE, KANIBALISTE, DHUNË PËRDHUNË GJERË HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALE, KATASTROFALE KANIBALE DUKE TENTUAR DHE KËRKUAR PËR SHVARROSJE, ZHVARROSJE, KANIBALOSJE, VRARË OH PËRÇARË, MBI 450 MASAKRA KASAPRA NGA KASAPËT, SATRAPËT E TRANSPORTIMIN ME DHUNË TË GJALLË OR TË MASAKRUAR PËR TË I HUMBUR, SHKRUMBUR GJURMËT E KRIMIT, KURMËT E SHFRIMIT; DHE, DUKE I PËRZENË ME DHUNË E PËRDHUNË TERË POPULLLATËN TË NGRATËN NGA VATRAT E TYRE SHEKULLORE O TEMPULLORE ILIRO MBARË SHQIPTARIE; NË PA KTHIM, MARRSHIM, TERBIM, MERGIM, GJERË NË AMSHIM!! A, PRAPË JU SERBOZEZËT E TRAKTATEVE-KERMOKREZËT TRAKTATEVE RUSO SERBË KËRKONI TENTONI, PËRMES STATUTEVE SPECIALE-TERË STRES THARFUTEVE NGEC SHKALE O, VALE KANIBALE; QË TË NA OKUPONI, UZURPONI EDHE TERË KOSOVËN OH HORRPROVËN, ME DOFARË ASCIOACIONE-FRANKO FRAKCIONE, RUSO SERBE-PUSO VERBË; SIÇ KA THËNË ISH PRESIDENIT USA BUSH 2: ÇKA ËSHTË MJAFTË OH, MJAFTË ËSHTË EDHE TEPËR, KËRKUSH NUK MUND TË JU DURON, AS JU KURON, NËSE NUK E NDËRGJEGJËSONI AS PËRGJEGFJËSONI VETËVEVTIN DHE TERË VENDIN E JUAJ OSE KTHENU KAH KENI ARDHUR, DJEPI JUAJ ORIGJINALE ËSHTË KEPI-DJEPI KARPATEVE- TRAKTETVE RUSO SERBË-PUSO GJERBË!! T'FALA REFUGJATË LUFTË, NGA MANI USA

Shto koment

Denonco