Krasniqi takon ambasadorin amerikan, s'tregon nëse kryetarët e PDK do të japin dorëheqje

Krasniqi takon ambasadorin amerikan, s'tregon nëse kryetarët e PDK do të japin dorëheqje

15:21, 02/06/2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot është takuar me e ambasadorit e SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

I pari i PDK-së ka thënë se në takimin që është mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan është diskutuar për raportet në mes të dy vendeve.

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Takimi i Ambasadorit Amerikan, Jeffrey Hovenier dhe kryetarit të PDK, vjen pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Megjithatë, i pari i PDK-së nuk ka treguar nëse kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut do të japin dorëheqje, për t`i hapur rruge zgjedhjeve të reja, të cilat i ka kërkuar BE-ja.

Në seancën e sotme parlamentare, Krasniqi i ka thënë Kurtit se për zgjedhjet në Zveçan dhe Zubin Potok nuk pyetet ai.

“Pse nuk po kallëxon a ke me u terhjeke a nuk ke me u terhjekë? A ki me u terhjekë se dole prej takimit me Borrllin dhe paralajmërove zgjedhje të jashtëzakonshme. Po të kallxojë diçka, t`i zgjedhje të jashtëzakonshme mundesh me shpresu me mbajt, por për dy komuna as nuk guxon, as nuk ke të drejtë e as nuk mundesh me folë, qeto dije. Për Zveçan e Zubin Potok ty nuk t`i vet letrat më njeri i lemë, këtë dije”, ka thënë Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco