Kurti i hapur për zgjedhje të reja në 4 komunat e veriut

Kurti i hapur për zgjedhje të reja në 4 komunat e veriut

23:26, 01/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, me të cilën e ka lënë të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në 4 komunat në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se është i gatshëm për të negociuar me ndërkombëtarët për të çtensionuar situatën.

‘I lumtur që bisedova me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunojmë me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet.

Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna. Gjithmonë është mirë të flasësh me Chris MurphyCT, Senator Ricketts dhe Senato Shaheen.

I falënderova ata për mbështetjen e tyre. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të bashkive dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja”, shkroi Kurti në Twitter.

Zgjedhjet e reja kanë qenë një nga kërkesat e qarta që BE u ka kërkuar palëve, ndërkohë u ka bërë me dije se Serbia duhet të marrë pjesë në këtë proces dhe të nis punën për krijimin e Asociacionit, në të kundërtën do kenë pasoja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco