Osmani i shtrëngon dorën Zelenskit të Ukrainës: Askush nuk ju kupton më mirë se Kosova!

Osmani i shtrëngon dorën Zelenskit të Ukrainës: Askush nuk ju kupton më mirë se Kosova!

19:45, 01/06/2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka shtrënguar dorën sot Presidentit të Ukrainës, Volodymur Zelensky në samitin që po ndjekin të dy në Moldavi.

Përkrah dy fotografive me këtë moment,  Vjosa Osmani i përçuar një mesazh mbarë botës në këto ditë të vështira që po kalon Kosova, e prekur nga trazirat që po shkakton Serbia në veriun e saj.

“Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. – shkroi Osmani. - Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.  Askush nuk e kupton dhimbjen dhe qëndresën e tyre më mirë se Kosova”, theksoi presidentja./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco