Tensionet në Veri, qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Serbi

Tensionet në Veri, qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Serbi

19:17, 01/06/2023

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet në territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo deklaratë vjen si pasojë e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës dhe përplasje që po ndodhin atje nga grupe kriminale të lidhur me presidentin Vuçiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco