Në veri po protestojnë serbët, në jug të Mitrovicës mblidhen shqiptarët

Në veri po protestojnë serbët, në jug të Mitrovicës mblidhen shqiptarët

12:29, 01/06/2023

E ndërsa në komunat veriore, serbët lokalë kanë dalë të protestojnë, e njëjta gjë ndodh edhe në jug të Mitrovicës. Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut.

Ata janë mbledhur pavarësisht kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për “protestë dhe marshim drejt veriut”.

Nga mediat në Kosovë raportohet për dhjetëra tubues. REL thotë se mes tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria. Disa prej protestuesve thanë se kanë dalë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

Në vendin e ngjarjes ka forca të policisë. Këta të fundit njoftuan më herët që qytetarët të mos i bashkohen një proteste të tillë pasi thirrja nga mediat sociale vjen nga profile të dyshimta, të cilat mund të kenë një qëllim të keq.

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk e ndihmojnë” Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 02/06/2023 00:28

HEU, PO ÇKA PRESIM NE OH, VËLLEZËR DHE MOTRA MBARË SHQIPTARE, FASHISTAT RUSO SERBO JUGOSLLAVË; ARDHCAKË, GARDHALAKË NGA TRAKTATET O, KARPATET RUSE OJ PUSE, SI BISHA TERBUARA, SHI ISHA TË VERBUARA; QË TERORIZOJNË OUH THERRORIZOJNË, MOTRAT E VËLLEZËRIT TANË, NË KATËR KOMUNA KOSOVËS-VATËR HURBUNA HORRËPROVËS; DHE NUK NGOPËN AS NUK U KOPËN, AS ME 80% TROJEVE NË TONA TERË PLOJEVË ZEZONA, Q'NA OKUPUAN, UZUPUAN, ME DHUNË, PËRDHUNË MBI 80% POR, QË ENDE KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË TË MJERËN O, TË DJERËN VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRINË OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQI- TARINË AHIII, MBARË SHQIPTARINË? THIRRJA DHE SHQIRRJA NGA TOKË E QIELLI AH, A KA MBETUR KUND NDONJË SHQIPTARË I GJALLË; DUKE U DJEGUR DHE TRETUR NE, NGA VARRI OUUU, NGA ZJARRI, DUKE U KALLË QË TË RINGRITEMI E TË RILINDEMI OH, PËRBALLË ME SHPIRT DHE HIRTË KRYELEGJENDËN-HYREGJENDEN PËRGJEGJJA ËH, NDËRGJEGJJA NGA I ZOTI KËTIJ DHEU, MË GRANDËMA TRIUMFOI MË I PARI OUH HEJ, GJERGJA KASTRIOTI SKËNDËRBEU BASHKA ME ADEM KRYLEGJENDARIN!.. MANI USA

Shto koment

Denonco