Kosova po zien, Rama shfaqet sërish pranë Vuçiçit në Moldavi

Kosova po zien, Rama shfaqet sërish pranë Vuçiçit në Moldavi

11:40, 01/06/2023

Kryeministri Edi Rama, pasi sulmoi një ditë më parë kryeministrin kosovar, Albin Kurti për situatën në veri, u shfaq sot pranë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama relativizoi rrezikun serb ndaj Kosovës, ndërsa nuk ka thënë asnjë fjalë për dhunën e ushtruar nga bandat e mikut të tij, Aleksandër Vuçiç.

Fotoja e takimit në samitin e Moldavisë është publikuar nga mediat serbe.

Në tavolinë shihet edhe anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç, presidentja e Republikës së Greqisë Katerina Sakelaropoulou dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë, për të mirën e të gjithëve”, tha Vuçiç, i cituar nga mediat serbe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco