Kosovë: Nga 30 ditë paraburgim dy 'maskave' që sulmuan KFOR-in në Zveçan

Kosovë: Nga 30 ditë paraburgim dy 'maskave' që sulmuan KFOR-in në Zveçan

17:54, 31/05/2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O. Ata dyshohen  se kanë bashkë kryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, njofton RTK.

Gjithashtu, ata ngarkohen edhe për “rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, pastaj “sulm ndaj personit zyrtar” dhe veprën penale “pjesëmarrja në turmë”,  që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.P dhe D.O kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se janë plotësuar edhe kushtet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit.

Nga sulmet e strukturave paralele serbe në veri, rreth 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar lehtë dhe rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco