Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

10:13, 30/05/2023

Grupe kriminale serbe kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të vendit. 

Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.

Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.

Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco