Huliganët që sulmuan KFOR-in me simbolet e kriminelit të Vuçiçit

Huliganët që sulmuan KFOR-in me simbolet e kriminelit të Vuçiçit

09:29, 30/05/2023

Gjatë ditës së hënë, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestës pranë komunës së Zveçanit në veri të Kosovës.

Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetën të plagosur.

Politikanë të huaj dhe mediat ndërkombëtare theksuan se pas sulmit qëndrojnë bandat e Aleksandër Vuçiç, duke cituar madje një shkrim të NY Times ku flitet për lidhjet e Vuçiç me kriminelin Velko Belivuk.

Në fakt, protestuesit mbanin kapele me simbolin e Belivukut. Ky fakt është denoncuar nga gazetari Enver Robelli.

POSTIMI I PLOTE

Kapelat e ngjashme të krerëve të krimit të organizuar

Foto e parë: Kriminelët që sulmuan KFOR-in dhe policinë e Kosovës në Zveçan.

Foto e dytë: Velko Belivuk, prijës i një bande të krimit në Beograd, i cili ka deklaruar se ka "kryer punë" për "shefin e madh" (A. Vuçiçin). Banda e Belivukut akuzohet, mes tjerash, se kufomat e të vrarëve i ka grirë në një makinë për grirjen e mishit në një fshat afër Beogradit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco