Kongresmeni amerikan: Pse hesht Blinken për provokimet e Serbisë?

Kongresmeni amerikan: Pse hesht Blinken për provokimet e Serbisë?

09:18, 30/05/2023

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres reagoi pas situatës së krijuar dje në veri të Kosovës, ku si pasojë e protestave të dhunshme, u lënduan 25 pjesëtarë të NATO-s.

Torres tha se ata pjesëtarë u plagosën nga përfaqësuesit e qeverisë serbe, teksa pyet Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë'.

“25 pjesëtarë të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan Torres në Twtter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco