Pas takimit me dy kryetarët e veriut, Hovenier i shkon në zyrë Osmanit

Pas takimit me dy kryetarët e veriut, Hovenier i shkon në zyrë Osmanit

10:36, 29/05/2023

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfundur takimin në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Aty ai ka pritur kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.

Prezent në këtë takim kanë qenë dy kryetarët të cilët janë nga radhët e PDK-së .

Izmir Zeqir nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani kanë qenë në takim, ndërkohë që kryetari i Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk kanë ardhur.

Ende nuk dihet se çfare është diskutuar në këtë takim si dhe dy kryetarët ende nuk kanë dalu nga zyrat e BE-së

Pas përfundimit të këtij takimi ambasadori Jeffrey Hovenier ka vazhduar drejt zyrës së Presidencës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërsa Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar për Syri.net Kosova se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco