VIDEO/ 'Nuk jam këtu për negociata'/ Shihni reagimin e ushtarit amerikan

09:32, 29/05/2023

Një numër qytetarësh serbë po protestojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Qëllimi i tyre është të pengojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.

Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës, raporton Klan Kosova.

Për të ‘negociuar’ me amerikanët shkoi nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç.

Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.

“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohet duke i thënë ai atyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco