Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri

Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri

08:42, 29/05/2023

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shkruan RTV21.

Kështu konfirmuan Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, të cilët pohuan se do të jenë prezent në këtë takim.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët paralajmërohet Qeveria e Kosovës që “të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco