Politikani serb ua bllokon rrugën serbëve të Kosovës për të shkuar në tubimin e Vuçiçit

Politikani serb ua bllokon rrugën serbëve të Kosovës për të shkuar në tubimin e Vuçiçit

14:44, 25/05/2023

Për nesër është paralajmëruar një tubim në Beograd, i organizuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç bëhet e ditur, ka një mobilizim me autobusë për t'i dërguar serbët e Kosovës në këtë tubim.

Por, një politikan serb ka vendosur t'iu organizojë 'pritë', përcjell Syri.net Kosova

Zvezdan Ristiç ka paralajmëruar bllokadë në Kurshumli, për ata që duan të shkojnë në këtë tubim.

"Bllokim i rrugës në Kurshumli. Na ka ngopur e keqja në të gjitha sferat. Është koha për t'i dhënë fund", ka deklaruar Ristiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco