Ambasadori gjerman: Pres nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

Ambasadori gjerman: Pres nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

07:28, 04/05/2023

Prishtinë - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde në një intervistë në `Lajmet e Fundit` në RTK, tha se pret nga dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia që të implementojnë marrëveshjet si për Asociacionin ashtu edhe për organizatat ndërkombëtare.

“Presim që dy palët të punojnë në mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, urgjenca është më madhe, kemi një luftë në Evropë. Kemi një pako dhe dy palët duhet të punojnë në mirëbesim”, theksoi ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde në një intervistë për RTK-në, ka folur edhe për zgjedhjet që janë mbajtur në veriun e Kosovës, që sipas tij nuk janë zgjidhje afatgjate. “Nuk mendoj se është fundi i tregimit, duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

Diplomati gjerman vlerësoi fillimin e procesit të dialogut të djeshëm, rreth implementimit të marrëveshjeve. “Ky është hap pozitiv, jemi shumë larg të natyrës së Asociacionit, Gjermania mbështet Kosovën”, tha ai.

Rohde: Statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde në një intervistë për RTK-në, ka thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështes implementimin e plotë të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel, pro po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai për RTK.

Sipas tij politikanët duhet të punojnë të realizimin e atyre marrëveshjeve në mënyrë që të arrihet që të gjithë e duam, stabiliteti dhe paqja.

“Tani kemi një situatë kur ende kemi struktura paralele, i gjithë qëllimi i Asociacionit që të sjellë strukturat paralele, në kuadër të legjislacionit të Kosovës”, theksoi ai.

Diplomati gjerman ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues, duke thënë se vendimi i sotëm nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit.

Për intervistën e plotë që do të transmetohet sonte në 'Lajmet e Fundit' në RTK nga 22.30, ka shkruar në Twitter edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 05/05/2023 01:19

HEU, AMBASADORI GJERMAN NË KOSOVË: PRES NGA KOSOVA DHE SERBIA O, QË TË I ZBATOJNË MARRËVESHJET?! EU Z. AMBASADOR I GJERMANISË ROHDE: STRESË PËR KOSOVËN QË 25 VITE KISHE JEMI ÇLIRUAR A, TERË EUROPA EDHE SHUMICA E BOTËS DEMOKRATIKE QË 11 VITE EDHE GJYKATA NDËRKOMBËTARE NA E KA NJOHUR PAVAR- ËSINË DHE LIRINË E KOSOVËS; TANI SI ËSHTË E MUNDUR ENDË NGA EUROPA O, TEK PRAPË T'KËRKOJË QË STATUSIN CA KOMUNAVE FANTAZMA TË SAJUARA PAKICES OR GJËJA SHUMICËS BANDA KOLONISTE SERBO RUSË, TA CAKTOJNË T'NA RITHEJNË OH PRAPË FASHIZMIN, KANIBALIZMIN RUSO SERBË NË KOSOVË; KISHE FITUAN QË UÇK+ USA+NATO+BOTA DEMOKRATIKE, U ÇLIRUAM A, TANI ÇKA E SI DUAM TË KTHEHËMI TË RITHEHËMI NË PIKËN ZERO O, TEK FASHIZMI RUSO SERBË T'KTHEHËJ TË RINGREHËJ DIKTATURA KATASTROFALE PËR SHKATRRIMIN O, SHPARTALLIMIN DHE KËSAJ TROHË O MOHE KOSOVE; KJO ËSHTË E NGJAJSHME SIKUR PRAPË TA KTHEJMË KOHËN O TË DIKTATURAVE ANTI NJERËZORE, ANTI BOTËRORE; SI HITLER, STALIN O, MILLOSHEVIÇ PËR TË SHKATËRRUAR, SHPARTALLUAR GJITHË POPUJ KOMBET E BOTES! MANI USA

Shto koment

Denonco