Komisioni qeveritar: Serbia pranoi krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës

Komisioni qeveritar: Serbia pranoi krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës

20:21, 03/05/2023

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka mirёpritur nёnshkrimin e Deklaratës pёr personat e zhdukur të dakorduar të martën në Bruksel.

Me këtë marrëveshje, në komunikatën zyrtare të Komisionit, thuhet se Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës.

“Pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, periudhës kohore në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2011”, thuhet ndër të tjera.

Kjo është komunikata e plotë:

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur mirёpret nёnshkrimin e deklaratёs pёr personat e zhdukur

Prishtinë, 3 maj 2023

Me nënshkrimin e deklaratës pёr personat e zhdukur, pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovё. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se shkon përtej konceptit të personave të zhdukur, dhe në mënyrë eksplicite i referohet konceptit të zhdukjeve me forcë.

Veçojmë rëndësinë e dakordimit për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. 

Pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, periudhës kohore në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2011.

Nga varrezat masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos, Peruçacit, në Serbi janë zhvarrosur mbi 950 shqiptarë. Megjithatë në këto varreza masive të zbuluara nuk ka të vendosur asnjë pllakë përkujtimore. Andaj me këtë deklaratë Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës.

Deklarata thekson nevojën urgjente për përpjekje shtesë, për bashkëpunim dhe mosbllokim, për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve, të kësaj plage të hapur dhe ende të pashëruar për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.

Po ashtu, dakordimi për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive është me shumë rëndësi.

Kjo deklaratë po ashtu thekson inkurajimin për angazhimin aktiv të familjeve të personave të zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre. Ne mbesim të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Deklarata e miratuar është hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe trysni nga faktorët ndërkombëtarë mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur në Kosovë.

Mirëpresim dakordimin për detajet operacionale në takimin e radhës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Vlerë​sojmë zotimin për mbështetje dhe bashkëpunim nëpërmjet Komisionit të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Po ashtu, inkurajimin e bashkëpunimit me akterë tjerë relevantë, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Paraprakisht Qeveria ka inicuar aderimin e Republikës së Kosovës në këtë Komision (ICMP).

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe për ndriçimin e së vërtetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani USA 03/05/2023 23:52

HEU, KOMISIONI QEVERITAR:SERBIA PRANOI KRIMIN TË ZHDUKJES ME FORCË GJATË LUFTËS?! EU, KOMISION NEVERITAR: SERBIA-VERBËRIA GJËJA PRANOI A I MASHTROI PËR ZHDUKJEN JO VETËM ME FORCË POR EDHE ME DHUNË E PËRDHUNË KANIBALE MË KATASTROFALE, ME KRIME MË MONSTRUOZE TË ZHDUKJES EDHE NDUKJES GATI TERË POPULL KOMBIN AUTOKTON SHEKULLORË, TEMPULLORE MBARË SHQIPTARE O NGA VATRAT E TYRE STERGJYSHORE! SIÇ DIHEJ DHE NJIHEJ QË RUSO SERBIA-PUSO VERBERIA, QË ME 24 PLANE-KLANE PROGRAME SHTETËRORE AH, SHKRTETË PRORE QË ME DHUNË O PËRDHUNË NA PËRZUNË DUKE NA MASAKRUAR, KASPRUAR AH, ME MASAKRA, KASAPRA, NGA BANDA FASHISTE, TRANDA MË NACISTE, KANIBALE AH, MË KATASTRAOFALE O, NUK NGOPËN AS KOPËN AS ME MBI 80% POR ENDË KËRKOJNË O TENTOJNË 100% TERË TROJET TONA ME POPULL KOMBIN MBARË SHQIPTARISË; DHE, QË PËR 24 VITE DUKE NA MASHTRUAR, KASAPRTUAR, DUKE U TALLË SI ME BUDALLË QË NUK PRANOJNË AS PËR MBI 425 MASAKRA AFRO 20 000 VIKTIMA TË MASAKRUARA KASAPRUARA, DHE DUKE I VARROSUR, ZHAVRROSUR, TRANSPORTUAR NGA KOSOVA NË SERBI QË KJO LUBI KATASTROFALE KANIBALE O, VETËM PËR T'UA HUMBUR EDHE SHKRUMBUR GJURMET E KRIMIT DHE DUKE KËRKUAR E TENTUAR VIKTIMA AH, QË TË BARAZOHEJ ME KRIMINELËT TERRORISTË KANIBALË, KATASTROFALË QË KURRË AUH BURRË A GRUA, PA U DËNUAR AS SANKCIONUAR QË TË I PAGUAJNË O, QË T'I VUAJNË HOLOKASTET MË GJENOCIDALE KANIBALE PËR SHFARROSJE TOTALE, GLOBALE O TË TERË POPULL KOMBIT MBARË KOMBËTARË O, MBARË SHQIPATRË! TË FALA MANI USA

Shto koment

Denonco