Sqarohet KQZ-ja: Asnjë vëzhguesi nuk i është ndaluar hyrja në qendrën e votimit

Sqarohet KQZ-ja: Asnjë vëzhguesi nuk i është ndaluar hyrja në qendrën e votimit

10:43, 23/04/2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar rastin e raportuar në media të ndryshme serbe se në qendrën e votimit 3802B në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut nuk është lejuar të hyjë në qendrën e tij të votimit një vëzhgues i akredituar.

Sipas KQZ-së, duke u bazuar në procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim, Këshilli i Vendvotimit ka vepruar drejtë dhe në përputhje me këto procedura. Personi në fjalë është prezantuar fillimisht si vëzhgues dhe më pas edhe si gazetar.

KQZ-ja ka sqaruar se secili vëzhgues i akredituar ka të drejtë të qëndrojë në vendvotim, ndërsa vëzhguesit e mediave lejohen të marrin pamjet në vendvotime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco