Prishtinë, nis takimi i Albin Kurtit me Dritan Abazoviçin, kryeministrin e Malit të Zi

Prishtinë, nis takimi i Albin Kurtit me Dritan Abazoviçin, kryeministrin e Malit të Zi

10:42, 14/04/2023

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij, Dritan Abazoviç, do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dje pasdite ka arritur në Kosovë, ku po qëndron për një vizitë treditore.

Abazoviçi u takua edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast e ka nderuar kryeministrin Abazoviq me “Çelësinë e Prishtinës”.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviç do të kenë deklarim për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco