Kurti i bën nervozë në Beograd, Petkoviç: Kush është ky që t’i japë leje Vuçiçit të vizitojë Kosovën?!

Kurti i bën nervozë në Beograd, Petkoviç: Kush është ky që t’i japë leje Vuçiçit të vizitojë Kosovën?!

12:00, 31/03/2023

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar për deklaratën e dhënë së fundmi nga Albin Kurti për një vizitë të mundshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?”, tha ai.

Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë”.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti i ftuar në emisione në media vendore ka thënë se Vuçiç nuk është person i dëshiruar në Kosovë, andaj natyrisht se nuk do t’ia jep lejen për vizitë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’ia jap lejen. Por më mirë është me ta bëjë kërkesën. Tash me këtë që thashë se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën”, ka deklaruar Kurti.

Kosova dhe Serbia arritën ujdi për aneksin e zbatimit të marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco