Presidentja greke në Serbi: Politika për Kosovën mbetet ‘e pandryshuar’

Presidentja greke në Serbi: Politika për Kosovën mbetet ‘e pandryshuar’

13:40, 29/03/2023

Athinë - Pozicioni i Greqisë për Kosovën mbetet “i qëndrueshëm dhe i pandryshuar”, është shprehur presidentja greke Katerina Sakellaropoulou teksa përfundoi një vizitë dy-ditore në Serbi të martën, njoftoi Kathimerini. Greqia është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

"Sakallaropoulou përshëndeti dakortësinë e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, duke thënë se "vullneti i sinqertë për të gjetur një zgjidhje do të ndihmojë në promovimin e ambicieve të tyre evropiane (të anëtarësimit”.

Komentet e saj u mirëpritën nga homologu i saj serb Aleksandar Vuçiç, i cili shprehu mbështetjen e vendit të tij për "integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Greqisë në tokë, det dhe ajër", transmetoi gazeta greke në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco