Pesëshja e NATO: Keqardhje që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet në veri

Pesëshja e NATO: Keqardhje që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet në veri

08:17, 25/03/2023

Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate, njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për të marr pjesë në këto zgjedhje”.

Përmes një deklarate, këto shtete kanë shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marr pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”, thuhet në deklaratë.

Vendet QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) bëjnë thirrje për shmangie të dhunës dhe janë optimist që autoritetet shtetërore të veprojnë me profesionalizëm.

 “Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet pos tjerash në këtë deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco