Kurti shënon 24-vjetorin e bombardimeve të NATO-s me pritje në Ballkonin e Hapur të qeverisë

Kurti shënon 24-vjetorin e bombardimeve të NATO-s me pritje në Ballkonin e Hapur të qeverisë

23:15, 24/03/2023

Kryeministri Albin Kurti ka organizuar një pritje në ballkonin e objektit të Qeverisë së Kosoës në 24-vjetorin e intervenimit të NATO-s. Organizimin “Ballkoni i Hapur i Qeverisë”, Kurti e ka përdorur si ironi ndaj iniciativës Ballkani i Hapur.

Në njoftimin e tij, Kurti ka thënë 24 vite më parë, 19 shtete të NATO-s, ndërhynë ushtarakisht për ta ndalur projektin gjenocidal serb për shfarosjen e popullsisë shqiptare, të emëruar “Patkoi”.

“24-vjetorin e intervenimit të NATO-s, e shënuam me një pritje në Ballkonin e Hapur të Qeverisë ku të pranishëm ishin Presidentja e vendit, Osmani, kryeparlamentari Konjufca, ministra e zëvendësministra, deputetë e diplomatë të vendeve mike. 24 vite më parë 19 shtetet anëtare demokratike të NATO-s vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht kundër forcave të armatosura të Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, të cilat kishin filluar ta ekzekutonin projektin e tyre gjenocidal të shfarosjes së popullsisë shqiptare në Kosovë, të quajtur “Patkoi””, ka shkruar Kurti.

“24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni!”, ka thënë ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco