Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen

Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen

10:23, 24/03/2023

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër

Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me shpejtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në tekstin e përfundimeve të Këshillit Evropian.

Plani evropian, për të cilin palët u pajtuan më 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor që përfshinë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në bisedimet ndërmjet palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco