Kurti reagon pasi 'Lista Serbe' refuzon pjesëmarrjen në zgjedhje, del me kërkesë për BE-në

Kurti reagon pasi 'Lista Serbe' refuzon pjesëmarrjen në zgjedhje, del me kërkesë për BE-në

13:55, 23/03/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në “Twitter” pasi “Lista Serbe” ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Kurti thotë se një vendim i tillë është shenjë e qartë se Beogradi kontrollon “Listën Serbe” dhe gjithashtu edhe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që BE-ja duhet të dënojë një vendim të tillë që sipas Kurtit “është shkelje e shpejt e Marrëveshjes Themelore”.

“Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco