Borrell për takimin e Ohrit: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen, është e kotë

Borrell për takimin e Ohrit: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen, është e kotë

13:23, 23/03/2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media pak para fillimit të Samitit të liderëve të BE-së tha se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

Sipas tij, palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje.

 “Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje”, tha Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco