Fatmir Sejdiu: Serbia është përpjekur të anashkalojë Kosovën dhe të flasë direkt me Shqipërinë për të

Fatmir Sejdiu: Serbia është përpjekur të anashkalojë Kosovën dhe të flasë direkt me Shqipërinë për të

13:17, 23/03/2023

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, akuzoi Serbinë se shpesh është përpjekur që të ulë interesimin e Shqipërisë për Kosovën, por shpesh edhe që të anashkalojë Kosovën e të flasë direkt me Shqipërinë për të.

“Serbia ka bërë përpjekje që ta izolojë Shqipërinë nga interesimi për Kosovën. Së dyti, ka bërë përpjekje që të anashkalojë Kosovën dhe të bëjë biseda për Kosovën me Shqipërinë. Nuk mundet”, tha Sejdiu në një fjalim në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai vlerësoi rolin që Shqipëria ka luajtur deri tani në lidhje me rrugëtimin e Kosovës drejt njohjes në arenën ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë.

“Shqipëria është faktor i veçantë. Kosova është ajo që pret gjithmonë ndihmën dhe asnjëherë nuk besoj të ketë dikush vullnetin të ndihmojë Serbinë e t’i krijojë favore në dëm të Kosovës”, tha Sejdiu.

Duke komentuar marrëveshjen pa firmë të arritur në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiçit, Sejdiu nuk miratoi komentet e kryeministrit të Kosovës se ajo është ujdia më e mirë e arritur ndonjëherë.

“Dokumenti më i mirë mbetet ai i shpalljes së Pavarësisë”, tha Sejdiu. Megjithatë e vlerësoi atë për të cilën palët u dakordësuan. “Them gjithmonë se SHBA janë garantues në këtë proces. Nuk ndalen nga mbajtja e timonit të përbashkët me BE”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco