Kurti për Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

Kurti për Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

11:58, 23/03/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në raportimin e tij në Kuvend për takimin e Ohrit ka folur rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushteutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti europiane”, tha Kurti.

“Unë kurrë nuk do ta konsiderojë asnjë model të autonomisë territoriale”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco