Blinken: Pesë vende të BE-së do ta njohin Kosovën

Blinken: Pesë vende të BE-së do ta njohin Kosovën

10:26, 23/03/2023

Sekretari amerikan i Shtetit,Blinken, ka thënë se nëse zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi, kjo do t'i hapë rrugën njohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë, transmeton Zëri i Amerikës.

Blinken po i përgjigjej një pyetjeje nga senatori Jean Shahin në lidhje me përpjekjet e tij për të bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë.

“Është sigurisht një çështje për të cilën jemi ende duke punuar, por gjithashtu mendoj se kjo marrëveshje, nëse zbatohet, në fakt na çon drejt njohjes nga këto vende”, tha Blinken.

Ai pranoi se njohja e Serbisë është çështje tjetër dhe se do të marrë pak kohë.

“Por nëse do të ketë një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se do të arrijmë në atë pikë me kalimin e kohës, por mendoj se fakti që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, duke supozuar se do ta zbatojë atë, do t'i çojë pesë vende drejt njohjes, "tha Blinken.

Ai gjatë seancës tha se progresi i arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës jep shpresë në rrugën e normalizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco