Hovenier pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për ta zbatuar Asociacionin

Hovenier pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për ta zbatuar Asociacionin

12:41, 20/03/2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas takimit me kryeministritn e Kosovës, Albin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.

Hovenier ka kërkuar nga Kurti që të punojë më ta për ta zbatuar Asociacionin.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve pas përfundimit të takimit.

Më tej, ai ka thënë se për Amerikën pritjet janë të njëjta, që të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen.

Ndryshe, Kurti sot u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Kujtojmë se pas një takimi gati dymbëdhjetë orësh në Ohër të shtunën, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një aneks zbatues të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco