Albin Kurti takohet me ambasadorët e vendeve mike

Albin Kurti takohet me ambasadorët e vendeve mike

12:00, 20/03/2023

Prishtinë - Vetëm dy ditë pas dakortësisë së arritur në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban takim në qeveri më ambasadorët e vendeve mike. Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, raportoi se takimi ka filluar.

Pas takimit të nivelit të lartë politik në Ohër, Albin Kurti dha këtë deklaratë: 

"Fillimisht dua të falënderoj Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçveski dhe Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski për mikpritjen e tyre. Më lejoni gjithashtu të falënderoj qytetarët e Kosovës, mbështetësit e shtetit dhe të popullit tonë për vëmendjen, për përkrahjen, për durimin, e më vjen keq për brengosjen, që mund ta kenë përjetuar gjatë kësaj dite maratonike.

Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks, i cili do të udhëzojë zbatimin e Marrëveshjes Bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt po i ikë nënshkrimit të Marrëveshjes. Tash edhe me aneks. I takon Bashkimit Evropian që të gjejë mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

E sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në webfaqen e Bashkimit Evropian përkatësisht EEAS-it, dhe aty do ta lexoni e do ta kuptoni se edhe çka ka edhe çka s’ka. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco