Tetë orë negociata, Kurti dhe Vuçiç akoma të mbyllur

Tetë orë negociata, Kurti dhe Vuçiç akoma të mbyllur

18:56, 18/03/2023

Pas një pauze që raportohet të ketë qenë rreth një orë, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i kanë vazhduar bisedimet në një vilë shtetërore në Ohër të Maqedonisë Veriore. 

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuçiçit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orë 10 në mëngjes. 

Pas më shumë se tetë orësh, negociatat kanë vazhduar, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcakut, me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb. 

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para disa orësh u ka thënë gazetarëve në Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund të vazhdojnë deri në mbrëmje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco