Propozimi europian/ Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiç në Ohër

Propozimi europian/ Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiç në Ohër

16:55, 18/03/2023

Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve.

Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, pastaj ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco