Nis më në fund takimi mes Kurtit e Vuçiçit

Nis më në fund takimi mes Kurtit e Vuçiçit

15:28, 18/03/2023

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiç si dhe ndërmjetësuesve të BE-së, Miroslav Lajçak e Joseph Borrell.

Takimi trilateral vjen pasi edhe Kurti edhe Vuçiç patën takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë, shkruan lajmi.net.

Në takimin trilateral, mirëpo edhe në ato paraprake, tema kryesore në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në vendin po mbahet takimi është emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se takimi mes Kurtit e Vuçiqit mund të zgjas deri në orët e mbrëmjes.

Pas takimit pritet të ketë deklaratë për media nga Borrell, dhe veçmas nga Kurti e Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco