FOTO/ Takimi Kosovë-Serbi: Josep Borrell i pret Kurtin e Vuçiçin vetëm me flamuj të BE

FOTO/ Takimi Kosovë-Serbi: Josep Borrell i pret Kurtin e Vuçiçin vetëm me flamuj të BE

14:45, 18/03/2023

Ohër, ora 14:05. “Si jeni, mirë?” - “Po ju si jeni, mirë?!” Me këto fjalë përshendetën njëri-tjetrin, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme e Siguri, para fillimit të takimit mes tyre.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet sot takimi trepalësh mes Kurtit-Borrell e Lajçak dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njofton RTK.

Paraprakisht, Borrell e Lajçak janë takuar ndaras me Vuçiçin e Kurtin, kurse takimi i përbashkët pritet të mbahet në orët e pasditës.

Megjithatë, ajo që vërehet nga videot e publikuara nga Komisioni Evropian, mes tjerash janë edhe simbolet që qëndrojnë prapa Borrellit e Vuçiqit si dhe prapa Kurtit e Borrellit.

Në fakt, prapa tyre, qëndrojnë vetëm dy flamuj të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë simol shtetëror as të Serbisë dhe as të Kosovës.

Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco