'Nder për Ohrin tonë të bukur': Kryeministri maqedonas mirëpret Kurtin, Vuçiçin dhe përfaqësuesit e BE

'Nder për Ohrin tonë të bukur': Kryeministri maqedonas mirëpret Kurtin, Vuçiçin dhe përfaqësuesit e BE

10:48, 18/03/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacski, i ka mirëpritur sot në Ohër, si vendi pritës i takimit, si Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ashtu edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në mesazhet e publikuara prej tij, Kovavski shkruan se i ka uruar të dyja palët, për bisedime të suksesshme.

Kovacevski: "Mirëseardhje e ngrohtë në Ohër për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin bilateral që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, mirëmbajtjen e paqes dhe rrugën që çon drejt një të ardhmeje prosperuese, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për gjithë rajonin. Mes trazirave gjeopolitike në kontinentin evropian, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe anëtarësimi në BE është përgjegjësi dhe përfitim i yni për shtetet dhe qytetarët.”

Image

Më pas, Kovacevski ka pritur Kryeministrin Kurti:

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive e të suksesshme dhe njëkohësisht e përgëzoj për angazhimin e shprehur për ndërmarrjen e hapave konkret të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit. Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit, dhe zhvillimi në vend të retrogresit janë postulate që duhet të na udhëheqin ne, politikanët e shekullit 21, që duan të udhëheqin vendet tona, dhe kështu Ballkanin Perëndimor drejt një të ardhmeje më të sigurt.”

Image

Po ashtu, më herët, kryeministri maqedonas ka pritur përfaqësuesit e lartë të BE që po ndërmjetësojnë për takimin Kosovë- Serbi:

“Mëngjesin e sotëm, para fillimit të dialogut mes fqinjëve tanë Serbisë dhe Kosovës, mikut tim Josep Borrell, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetarit të Komisionit Evropian, i urova një ditë të suksesshme dhe produktive. Është nderi dhe kënaqësia ime të pres dialogun mes Serbisë dhe Kosovës këtu në Ohrin tonë të bukur. Ne jemi një vend që ndërton miqësi dhe jemi shembull i fqinjësisë së mirë. Ne besojmë fuqishëm në dialogun si formë komunikimi në shekullin 21, si e vetmja rrugë që çon drejt përparimit dhe zhvillimit. Qëllimi ynë është të hyjmë në Bashkimin Evropian së bashku me fqinjët tanë. Ballkani Perëndimor i zhvilluar i integruar në BE është prioritet.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco