Kurti: Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim Kryeministri Albin Kurti shkoi për homazhe në Qirez dhe Likoshan direkt nga Brukseli

Kurti: Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim

14:34, 28/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja nga Serbia. Numri një i qeverisë po ashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës” njoftoon RTK.

Kryeministri Kurti derisa tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve dhe i ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.

Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuara që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë. Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha se nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Me rastin e 25- vjetorit të masakrës së Qirezit dhe Likoshanit,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, bënë homazhe në nderim të 24 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998.

Kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti pas homazheve kanë vlerësuar lart sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.

Duke kujtuar këtë ditë, kryeministrit Kurti tha se kjo hakmarrje ndaj civilëve të pambrojtur dhe të paarmatosur erdhi për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po merrte hov dhe kishte gjithnjë e më shumë sukses në përballje me forcat policore serbe.

“Me këtë rast si kryeministër, si qytetar, si shqiptar, ndaj dhembjen e pikëllimin me familjarët. Kemi shumë mall për ata që nuk janë në mesin tonë por në të njëjtën kohë ndjejmë edhe krenari për qëndresën e tyre dhe ndjejmë përgjegjësinë për drejtësinë për ta”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kryeministri Albin Kurti shkoi për homazhe në Qirez dhe Likoshan direkt nga Brukseli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco