Jahjaga: Escobarit i kërkova që dialogu të mos del jashtë kornizave të Kushtetutës së Kosovës

Jahjaga: Escobarit i kërkova që dialogu të mos del jashtë kornizave të Kushtetutës së Kosovës

15:38, 25/02/2023

Ambasada e Kosovës në Uashington ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe zëvendës ndihmëssekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

E, nga atje, Jahjaga ka ardhur me disa fotografi të reja, ku shihet nën shoqërinë e Escobar, të cilin e falënderoi për anagzhimin e tij, lidhur me punën e tij, që po e bën në Kosovë, shkruan Syri Kosova.

"Z. Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që SHBA-të kanë qenë dhe do të jenë përkrahëse të fuqishme të Kosovës.

E falenderova për përkrahjen e vazhdushme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke
", shkroi ndër tjera Jahjaga.

Statusi plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco