Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

15:33, 25/02/2023

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar një mesazh, ku tha se është kërcënuar me jetë, transmeton Syri.net Kosova.

Kamberi tha se teksa Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së serbë në Kosovës, raste se kur liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi janë në rrezik, sipas Kamberit, janë të shumta.

I njëjti publikoi edhe mesazhet e marra nga Danijel Milkoviç, ku ndër të tjera thuhet se “nuk do ta kuptosh asnjëherë kur do të vijë për kokën tënde”.

“’Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq”, shkroi Kamberi.

Tutje, ai tha se kjo është atmosfera që sipas tij, punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët në atë që ai e quajti si Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.

“Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, shkroi Kamberi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco