Derek Chollet: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara

Derek Chollet: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara

09:59, 25/02/2023

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka reaguar pas bisedës telefonike që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin në prag të takimit të 27 shkurtit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

“Fola me kryeministrin Albin kurti, sot para takimit të udhëheqësve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, tha ai. Chollet ka shkruar se i ka thënë Kurtit se tani është koha të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, njofton RTK.

“I thash se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asoacionit”, tha ai.

Në prag të takimit të së hënës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për bisedën telefonike që ka pasur me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ky takim, sipas njoftimit të Qeverisë, “është zhvilluar si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të rregullt veçanërisht tani”.

“Gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në njoftimi e Qeverisë, duke veçuar hollësi nga biseda.

Kryeministri falënderoi diplomatin amerikan Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të Chollet personalisht.

Gjatë kësaj bisede, Chollet u njoftua nga kryeministri kosovar që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, ka shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat, por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco