Kurti nga Kuvendi: Me planin franko-gjerman ka njohje 'de facto' nga Serbia

Kurti nga Kuvendi: Me planin franko-gjerman ka njohje 'de facto' nga Serbia

15:08, 16/02/2023

Kryeministri ka folur në seancën e sotme të Kuvendit për planin franko-gjerman, ndërsa iu përgjigj edhe kritikave të opozitës duke u shprehur se ky propozim parashikon njohje 'de facto' nga Serbia.

“Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”, tha ai.

 Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta.

“Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, njohje dejure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë e planit që do të arrihet ndërkohë.

“Njohje de jure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy identitete të barabarta. Ndërkohë, ishte opozita ajo që adresoi kritika të ashpra në drejtim të qeverisë Kurti, duke thënë se ka dështuar gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco